6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Frikë se Qeveria përmes Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të shantazhojë kundërshtarët politikë

Organizata “Demokraci Plus” ka rekomanduar që Kuvendi i Kosovës të kërkojë opinion nga Komisioni i Venedikut për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Drejtori i Programeve në “Demokraci Plus”, Albert Krasniqi thotë se askush nuk po e konteston nevojën që Kosova ka duhet të ketë një projektligj të tillë, por sipas tij ai ligj duhet të plotësojë standardet ndërkombëtare.

Krasniqi në RTV Dukagjini thotë se opozita është e zënë ngushtë më këtë ligj pasi sipas tij nëse ata kundërshtojnë ligjin i bie sikur të kenë frikë mos po kontestohet pasuria e tyre.

“Frika është se ky ligj rrezikon të shndërrohet në një mjet i partisë në pushtet për të shantazhuar partitë opozitare dhe zërat kritikë që janë jashtë Qeverisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Pjesëtari nga shoqëria civile thotë se Byroja që do të bëjë konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme ka edhe disa probleme tjera.

“Problem është edhe pavarësia e këtij institucioni pasi ai do të zgjidhet nga një shumicë e thjeshtë në Kuvend me votë të hapur dhe lehtë i shkarkueshëm. Nuk ka asnjë kriter se si do të caktohen rastet, kur do të merren veprimet etj.”, deklaroi tutje Albert Krasniqi.

Me themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, barra e justifikimit të pasurisë tani bie tek zyrtari dhe jo siç ka qenë deri më tash tek prokuroria e shtetit.

Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme sipas Qeverisë është njëri nga zotimet kryesore në fushatën elektorale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img