0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Blinken i shkruan Vuçiqit: Marrëveshja me Kosovën duhet të përqendrohet në njohje reciproke

Pas presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, letër në adresë të Aleksander Vuçiqit me rastin e ditës së Serbisë ka dërguar edhe Sekretari Amerikan, Anthony Blinken.

Sekretari amerikan ia ka përsëritur Vuçiqit kërkesën e Joe Biden për arritjen e një marrëveshje finale me Republikën e Kosovës e cila bazohet në njohje reciproke.

Blinken thotë se një gjë e tillë do të rriste sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Ne jemi të përkushtuar të mbështesim synimin e Serbisë për integrimin evropian dhe inkurajojmë normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Kosovën të përqendruara në njohjen reciproke, e cila do të nxisë siguri dhe stabilitet më të madh në rajon”, ka shkruar në letrën e tij Anthony Blinken.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img