Trepça e ka fituar Kupën e Kosovës 2022, pasi e mundi Bashkimin në një ndeshje të fortë finale të dielën në Pejë.
Çereku i katërt ishte përcaktues, ku klubi mitrovicas e bëri dallimin ndaj prizrenasve për ta fituar kupën, pas një loje të barabartë në tri çerekët e para.
Trepça fitoi 76:62 ndaj Bashkimit në finale të “final 8” në Palestrën Karagaçi në Pejë.
Kjo është hera e parë që Trepça e fiton Kupën e Kosovës që prej vitit 2012 dhe hera e pestë në historinë e klubit.
Rrugës për në finale, xehetarët i mposhtën Rahovecin (77:57) dhe Pejën (83:76)
Drilon Hajrizi i Trepçës u zgjodh lojtari më i mirë i finales me 24 pikë, 12 kërcnime, tre topa të vjedhur dhe tri asiste.