0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Plotësohen kushtet – Xhelal Sveçla duhet të sillet me forcë në gjykatë, thotë ish-shefi i Supremes

Fejzullah Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Supreme, ka thënë se urdhëresa për sjellje me detyrim ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka qenë veprim i pashmangshëm. Kjo pasi sipas tij, janë plotësuar kushtet ligjore.

“Nëse eventualisht i pandehuri nuk vjen në këtë fazë të procedurës dhe gjykata me rastin e shtyrjes së seancës për shqyrtimi fillestar të aktakuzës nëse konstaton në procesverbal se i pandehuri i cili është ftuar në mënyrë të rregullt dhe nuk ju ka paraqitë ftesës ndërsa mos ardhjen nuk e ka arsyetu dhe në seancën e ardhshme ai do të thirret me dhunë dmth e ka kriju bazën legale, ligjore që në seancën vijuse të shqyrtimit të aktakuzës ai të shkruaj ose të lëshoj urdhëresë për sjellje me detyrim, për sjellje më dhunë te të pandehurit në seancë kryesore”, ka thënë Hasani në emisionin “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, Hasani ka thënë se ekziston edhe mundësia e revokimit të urdhëresës për sjellje me detyrim.

“Deri sa e ka bazën legale, ligjore që e ka konstatu në procesverbal, mbi shqyrtimin fillestar kur është shty shqyrtimi fillestar në mungesë të pandehurit, e ka edhe një mundësi tjetër që nëse eventualisht ndërkohë i pandehuni paraqitet në gjykatore dhe sjellë arsyetim me të cilin ai e argumenton, mosardhjen e tij se ka qenë e justifikueshme mosardhja e tij, gjykata ka mundësi që ta revokoj urdhrin për sjellje më dhunë, mirëpo duhet të nxjerr aktvendim me shkrim me të cilin e revokoj atë urdhër dhe ai thirret në mënyrë të rregullt me ftesë.”, ka shpjeguar Hasani.

Ndër të tjera, ish-kryetari i Supremes ka thënë se ekziston një konstatim në procesverbal se për të akuzuarin është lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim dhe se raportimi i mediave është i drejtë dhe autentik, edhe pse ndërkohë mund të ndryshojnë rrethanat në lidhje me atë vendim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img