1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Presidentja zgjedh mediat e huaja për të folur për çështjen e Ukrainës

Presidentja Vjosa Osmani, përgjatë një interviste me radion britanike “Times Radio”, ka diskutuar lidhur me rrethanat e krijuara në Ukrainë dhe efektin që mund ta kenë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në Kosovë.

Osmani në intervistë e ka quajtur Serbinë “satelit të Rusisë, nëpërmjet së cilës, siç thotë ajo, po tenton ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor.

“Po e përdor Serbinë si satelit të saj, përmes bashkëpunimit ushtarak, stërvitjeve dhe donacioneve ushtarake, bashkëpunimit ekonomik dhe duke shtyrë përpara mënyrën e të menduarit dhe veprimit rus e cila ka destabilizuar vende të tjera të rajonit, të cilat janë duke u përpjekur të anëtarësohen në NATO dhe Bashkim Evropian”, deklarohet ajo për mediumin britanik.

E para e vendit e ka konsideruar si shkelje flagrante të lirive demokratike synimin e Rusisë që të pushtojë Ukrainën.

Ajo tutje ka përmendur edhe veprimin e ambasadorit rus në Beograd. Për këtë të fundit thotë se kishte ardhur në afërsi të kufirit të Kosovës, për siç thotë Osmani, t’i nxitur dhe trimëruar për idetë që Rusia po përpiqet t’i shtyjë përpara në Ukrainë.

Osmani ka kërkuar një rol më aktiv të NATO-së dhe një përgjigje të unifikuar të Perëndimit ndaj tendencave të Rusisë për të destabilizuar botën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. 

 

Sapo Ndodhi:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img