-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

LAJMI I FUNDIT: Gjermania zyrtarisht njeh patente shoferët e Kosovës

Në seancën e sotme të Bundesratit, është vendosur të njihen patentë shoferët e Kosovës në Gjermani.

Para pak minutash u njoftua se ka nisur seanca e Bundesratit, ku është vendosur për njohjen e patentave të shoferëve nga Kosova dhe Shqipëria.

Punimet e Bundestratit po i përcjell nga afër edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

“Kënaqësi e veçantë të takoja pjesën më të madhe të Ministrave të Transportit të 16 landeve gjermane në prag të votimit të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. Edhe me i lumtur, kur nga 69 votat e përgjithshme të Bundesratit, Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë. Kjo flet shumë për miqësinë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për fuqizimin dhe ngritjen e cilësisë së standardizimit të patentë shoferëve të Kosovës me normat evropiane. Faleminderit Gjermani. Me Ministrin e Transportit të landit Baden-Württemberg, z. Winfried Hermann, i cili gjatë fjalës së tij në Bundesrat, bëri thirrje për votim të marrëveshjes ndërmjet dy vendeve tona”, shkroi Ajeti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img