3.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Pyetet për gjuhën e bashkëshortit ndaj mediave, Osmani refuzon të përgjigjet: Është ofendim çka po bëni, ju lejuam vetëm pamje

Presidentja Vjosa Osmani, në fillim të takimit me kryeministrin Albin Kurti, është pyetur për deklarimet e bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu, i cili i ka quajtur mediat “ndërmarrje të përbashkëta kriminale”.

Por, Osmani i ka refuzuar kategorikisht pyetjet e gazetarëve.

“Ju lutem, jemi në takim. Jemi në takim, ju kisha lutë, është tepër jo korrekte ndaj familjeve. Është tepër jo korrekte në raport me familjet”.

“Komenti im është që jeni duke ofenduar familjet që janë këtu për momentin dhe keni hyrë brenda për të marr pamje, edhe pse s’na keni paralajmëruar që do të vini, ne sërish ju lejuam. Ne ju lejuam që të merrni pamje, kurse në intervistat e tjera flasim”, tha Osmani.

Ndaj Sadriut të mërkurën pati reagime për gjuhën e tij ndaj mediave.

Eurodeputetja Viola von Cramon, ka thënë se është duke e ndjekur nga afër fushatën denigruese të organizuar kundër gazetarëve.

Ajo thekson se media, si ndër shtyllat themelore e demokracisë dhe gazetarët duhet të kenë lirinë e shprehjes pa frikë.

“Media e lirë është njëra nga shtyllat themelore të demokracisë dhe gazetarët duhet të kenë lirinë e tyre për t’u shprehur pa ndonjë frikë. Për këtë jam duke monitoruar nga afër kampanjën denigruese të organizuar kundër gazetarëve në Kosovë për të kuptuar plotësisht ngjarjet e fundit”, shkroi Cramon.

Pas kësaj, Sadiru ka publikuar një shkrim sqarues, duke thënë se ai asnjëherë nuk synon të cenojë gazetarinë profesioniste, dhe se statusi i tij i mbrëmshëm është devijuar qëllimshëm nga disa.

Sipas tij, kur njerëzit e zëmrës përballen me sulme të vazhdueshme, atëherë ai nuk mund të heshtë para padrejtësisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img