7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Me rritjen e çmimit të rrymës Kurti po e vërteton që është mashtrues, për çdo pa aftësi të tij po ankohet në qeveritë e kaluara

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në seancën ku po diskutohet për vendimin për rritje të çmimit të rrymës, ka thënë se vendimi për rritje të çmimit të rrymës është diskriminues dhe e dëmton qytetarin.

“Rritja e çmimit të energjisë është e papërballueshme për qytetarët. Viktimat e radhës nga shtrenjtimi do të jenë sipërmarrësit”, u shpreh ai.

Haradinaj tha se Kurti çdo ditë po e vërteton që është mashtrues. Sipas tij, kjo vërtetohet me vendimin për rritje të çmimit të rrymës, pasi i njëjti sa ishte në opozitë premtonte që do ta ulë çmimin, ndërkaq me ardhjen në pushtet nuk e mbajti atë premtim.

“Qeveria Kurti është mashtrim. Në vend të punës dhe realizimit të premtimeve, Kurti vetëm ankohet në qeveritë e kaluara. Mbi 100 milionë euro i ka dhënë për subvencion të energjisë elektrike, e prapë po e ngritë çmimin. A mos Vetëvendosje po krijon fonde të zeza?”, tha Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img