Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga 40 deputetët e opozitës për vendimin e ZRrE-së për rritjen e çmimit, deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ngritur shqetësim për këtë situatë teksa shton se ZRrE është vënë në shërbim të Qeverisë Kurti.
Krasniqi tha se deputetët e pushtetit e kanë braktis sallën e Kuvendit, ashtu siç i kanë braktisur qytetarët.
“Siç i kanë braktis qytetarët e Kosovës, e braktisën edhe këtë sallë të Kuvendit aty ku këta qytetarë i kanë sjellë që t’i përfaqësojnë”, u shpreh Krasniqi.
Krasniqi tha se me shtrenjtimin e energjisë elektrike i është vështirësuar jeta çdo familjeje.
“E kanë vështirësu jetën e çdo familje, por edhe Qeveria ikë nga përgjegjësia siç i kemi pa që kanë ikë nga përgjegjësia nga dita që e kanë marrë mandatin me qeveris këtë vend”, tha ai.