-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kaq i kishte kushtuar udhëtimi drejt Kuvendit, atë botë Vjosa Osmanit të LDK-së

Hise në shpenzimet për karburantet kishte marrë edhe Vjosa Osmani, deputetja e dikurshme e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në shpenzimet e siguruara nga Gazeta Insajderi, shihet se përfituese e të hollave të dedikuara për rrugëtimin e deputetëve, ndër vite ka qenë edhe ish-deputetja Osmani.

Më 2011, viti kur kishte hy në fuqi rregullorja që i parashihet këto pagesa, Osmani, që tash mban pozitën e të parës së shtetit kishte marrë 380 euro për rrugën që bënte nga Mitrovica në Prishtinë, shkruan Gazeta Insajderi.

Një vit më pas për të njëjtin destinacion ajo kishte përfituar 1 mijë e 789 euro.

Ndërkohë, më 2013 – nga ky fond i Kuvendit të Kosovës, Osmani kishte marrë edhe 1 mijë e 240 euro të tjera, dhe në vitin 2014 edhe 520 euro të tjera.

Nga 2015 e tutje, Osmani nuk i ka shfrytëzuar më paratë e Kuvendit të dedikuara për udhëtimin e saj, shkruan Gazeta Insajderi.

Shpenzimet e Vjosa Osmani:

2011, 380 euro

2012, 1780 euro

2013, 1240

2014,  520/Gazeta Insajderi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img