3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kriza në Ukrainë: Gjermania dhe SHBA ‘absolutisht të bashkuara’ për sanksionet ndaj Rusisë, thotë kancelari Scholz

Gjermania dhe SHBA-ja janë “absolutisht të bashkuara” për sanksionet ndaj Rusisë, tha kancelari gjerman Olaf Scholz në Uashington pas takimit të tij me presidentin amerikan Joe Biden.

Ndërkohë, siç shkruan Euronews, përcjell Telegrafi, të gjithë sytë janë te Emmanuel Macron, i cili është takuar me Vladimir Putinin në Moskë të hënën, ndërsa përpjekjet diplomatike po intensifikohen në përpjekje për të lehtësuar tensionet rreth vendosjes ushtarake të Rusisë në kufirin ukrainas.

Dhe Putin vlerësoi homologun e tij francez, duke thënë se “disa ide” mund të çojnë në përparim në zbutjen e përplasjes së Moskës me Perëndimin – rreth Ukrainës.

Para takimit, presidenti francez tha se vizita e tij do të përqendrohet në dialogun dhe de-përshkallëzimin – duke refuzuar kompromisin për sigurinë e shteteve evropiane duke respektuar Rusinë dhe shqetësimet e saj.

Evropa po përballet me kërcënimin e saj më serioz të sigurisë që nga Lufta e Ftohtë, paralajmëroi të hënën shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, duke shprehur ende shpresën për një zgjidhje diplomatike të ngecjes me Rusinë mbi Ukrainën.

Vendet perëndimore akuzojnë Rusinë për planifikimin e një pushtimi të mundshëm të Ukrainës – gjë që Moska e mohon, duke argumentuar se dëshiron vetëm të garantojë sigurinë ruse duke ndaluar zgjerimin e NATO-s drejt lindjes.

Rusia ka grumbulluar 130,000 trupa në kufirin e Ukrainës dhe po zhvillon stërvitje të përbashkëta luftarake me aleatin e saj Bjellorusinë.

Presidenti francez – i cili ka folur me Putinin me telefon tri herë ditët e fundit – zhvilloi një telefonatë 40-minutëshe me Biden të dielën përpara udhëtimit të tij në Moskë për të planifikuar një qasje të koordinuar, tha Elysée.

Gjatë fundjavës, Macron foli gjithashtu me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe krerët e tre shteteve baltike.

Pas takimit me liderin rus, Emmanuel Macron do të vizitojë Kievin të martën dhe do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img