-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Një skulpturë akulli e një Ford Bronco është bërë në Nju Jork

Gdhendja e një Ford Bronco në Nju Jork nga bora ishte një sfidë jo e lehtë, madje edhe për një artist me përvojë si Eric Jones.

“Makina prej borës” me madhësi reale qëndron jashtë dhe mund të shihet nga njerëzit që marrin pjesë në shfaqjen e automobilave të kësaj fundjave, përcjell Telegrafi.

Eric thotë: “Deri më tani gdhendja më komplekse që kam krijuar ndonjëherë – doja ta vendosja në një kënd që të duket sikur po ngjitet nga ajo kodër drejt qendrës së kongresit”.

Siç bëhet e ditur, atij iu deshën pesë ditë për të përfunduar një gjë të tillë.

Gdhendja e “skulpturave të përkohshme” është preferenca e artistit.

“Preferoj të gdhend gjëra që janë shumë të përkohshme – si kunguj, ato prej rëre, bore, akulli, … Më pëlqejnë gjërat që shkrihen, lahen dhe kalben. Më intereson më shumë procesi i gdhendjes sesa produkti”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img