Kolona të gjata janë krijuar në kryeqytet, siç ndodh rëndom.
Por sonte arsye shtesë për bllokimin e Prishtinës janë edhe reshjet e borës.
Kryeqyteti është bllokuar nga automjetet e shumta që po qarkullojnë nëpër rrugë. Qytetarët po ankohen për pritjet e gjata
Kujtojmë se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar për ditët e para të javës reshje shiu dhe bore.
Në këso kushte atmosferike Policia e Kosovës vazhdimisht apelon për kujdes të shtuar të gjithë pjesëmarrësit e trafikut.