-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kiana Kryeziu nga Pekini: Garova me idhujt e mi

Kosova ka debutuar të hënën në Lojërat Olimpike Dimërore që po mbahen në Pekin të Kinës me skitarët Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu.

Kiana është bërë sportistja e parë femër që garon në një Olimpiadë Dimërore. Ajo ka garuar me dy lëshime në sllallom të madh.

Në lëshimin e parë Kiana e zuri vendin e 59-të prej 82 garueseve sa morën pjesë në këtë garë. Ajo e kaloi sfidën për 1 minutë e 18 sekonda e 78 të qindtat.

Kurse, lëshimin e dytë e kaloi për 2 minuta e 42 sekonda e 19 të qindtat, duke e zënë vendin e 49-të prej 82 garueseve.

Me këto dy gara Kiana i dha fund eksperiencës në këtë ngjarje të madhe sportive.

“Niveli i garës ishte më i larti që ekziston. Vetëm fakti që kam qenë në garë me idhujt e mi dhe garueset më të mira të botës e ka bërë këtë garë edhe më të mirë sesa që ishte. Ishte garë shumë e fortë dhe e vështirë, shumë sfiduese. Terreni ka qenë sfidues. Jam shumë e kënaqur që kam arritur ta jap maksimumin”, ka deklaruar Kiana Kryeziu.

Kiana e ka siguruar normën për të garuar vetëm në sllallom të madh në Olimpiadën Dimërore përmes ciklit kualifikues.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img