Një përplasje që ishte të shpërthente në rrahje fizike mes shefit të grupit parlamentar Arben Gashi dhe atij të stafit të kryepalamentarit Ilir Kerqli, beri që të shtyhet mbledhja e sotme e kryesisë së kuvendit.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se mbledhje të Kryesisë, nuk do të ketë, pasi sipas tij shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi ka kërcënuar stafin e tij.
Këtë e bëri në një deklarim para gazetarëve, duke thënë se Gashi me gjuhë të pa pranueshme që gati shpërtheu në sulm fizik.
“Mbledhja e sotme nuk do të mbahet për shkak të kërcënimeve të shefit të LDK-së, Arben Gashit drejtuar stafit tim. Kjo gjuhë është e papranueshme. Shprehjet që i përdor janë të papranueshme. Këto sjelle nuk duhet t’i pranojmë. Ishte skandaloze gjuha e tillë sepse është shumë ofenduese me sharje familjare. Ka pasur debat lidhur me shpenzimet e deputetëve”, tha Konjufca.