Distria Krasniqi ka shkuar në finale të Grand Slamit të Parisit dhe e ka të sigurt medaljen e argjendtë.
Xhudistja pejane në gjysmëfinalen e garës së famshme në Francë, fitoi përballë xhudistes zvicerane, Fabienne Kocher, në kategorinë deri në 52 kilogramë.
26-vjeçarja fitoi me Waza-ari dhe Ippon pas 57 sekondash luftë.
Ajo fillimisht realizoi Waza-ari të bukur, e më i bukur ishte “Ipponi”, disa sekonda më vonë.