Një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka ndërruar jetë pas aksidentit në autostradën Ferizaj-Prishtinë që ndodhi pasditen e së premtes.
Policia njofton i ndjeri i cili ishte duke vozitur një kamion nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksident.
“Autostrada Ferizaj-Prishtinë, 04.02.2022 – 15:40. Vozitësi mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut me automjetin e tij (kamion) dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar vet-aksident trafiku. Si pasojë, vozitësi ka humbur jetën. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.