Ministri mitrovicas, Faton Peci, duket se po e shijon pozitën e tij, dhe luksin që ta ofron pozita qeveritare.
Ashtu sikur ministrat tjerë nga qeveritë e kaluara, edhe Peci po vazhdon avazin e vjetër, që me veturë zyrtare t’i bart familjarët e tij, shkruan “Jepi zë”.
Udhëheqësi i dikasterit të bujqësisë, sot gjatë ditës është parë me një veturë luksoze në qytetin e Mitrovicës.
Në foton e publikuar nga mediat lokale shihet me disa persona në veturë, ndër ta edhe familjarë.
Ndryshe, mbrëmë u raportua se disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, marrin mjaft shumë para për derivate nga taksat e qytetarëve.