-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Aubameyang thotë se u largua nga Arsenali shkaku i Mikel Artetës

Pierre-Emerick Aubameyang ka thënë se telashet me trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta, bënë që ai të largohej nga klubi dhe t’i bashkohej Barcelonës.

Aubameyang nënshkroi marrëveshje me Barçën deri në vitin 2025 të mërkurën dhe e ka një klauzolë lirimi në vlerë 100 milionë euro.

Sulmuesi i Gabonit u prezantuar tw enjten si lojtari i ri i Barcelonës dhe ka zgjedhur numrin 25 për ta bartur në fanellën e gjigantit katalonas.

“Mendoj se problemi ishte vetëm me të (Artetën)”, tha Aubameyang gjatë prezantimit si lojtar i Barçës të enjten.

“Ai e mori vendimin. Nuk mund të them më shumë. Ai nuk ishte i lumtur, unë rrija i qetë dhe kaq”, shtoi ai.

Ai iu bashkua gjigantit katalonas si lojtar i lirë, pasi e kishte shkëputur marrëveshjen me Arsenalin.

Aubameyang, i cili i kishte edhe 18 muaj marrëveshje me Arsenalin, nuk kishte luajtur për klubin që prej 6 dhjetorit kur iu mor shiriti i kapitenit dhe u dëbua nga skuadra e parë nga trajneri Mikel Arteta për mungesë disipline.

Sulmuesi i Gabonit i shënoi 92 gola në 163 paraqitje për Arsenalin, por ai nuk luajti për topçinjtë më nga dhjetori kur e humbi shiritin e kapitenit të skuadrës dhe u përjashtua nga trajneri Mikel Arteta për shkelje të rregullave disiplinore.

Aubameyang është regjistruar në La Liga, prandaj ai mund të debutojë për Barcelonën të dielën në derbi kundër Atletico Madridit në Camp Nou.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img