-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Gjykata: Ministri Sveçla të sjellet me detyrim në seancë për rastin ku e kishte gjuajtur me gurë e shishe Policinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim në seancë ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, dhe Agron Kabashit, pasi që të njëjtin munguan në seancën e së enjtes. Sveçla, Dardan Molliqaj, Arsim Maqastena, Pajtim Havolli, Agron Kabashi, Egzon Azemi, Pajtim Demaj, Frashër Krasniqi, Nol Nushi, Bekim Shkodra, Afrim Hoxha, Sami Avdiu dhe Besnik Qelaj po akuzohen se në qershor të vitit 2013 kishin hedhur gurë, ngjyrë, sfera të qelqit, shishe, mjete piroteknike në drejtim të pjesëtarëve të Policisë ku ishin lënduar lehtë katër policë.

Një vendim i tillë është marr nga gjykatësi i rastit Eroll Gashi, pasi që për të akuzuarit Sveçla dhe Kabashi gjykata kishte prova se të njëjtit ishin ftuar në mënyrë të rregullt ndërsa mungesën e tyre nuk e kanë arsyetuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img