Dogana e Kosovës njofton se me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren ka zhvilluar një aksion ku edhe ka konfiskuar telefona celular dhe pajisje përcjellëse.
Pas hetimit disa mujor janë bastisur 7 lokacione të ndryshme ne Prizren ku është dyshuar se mbahen mallrat të kontrabanduara.
Me këtë rast është gjetur mall i ndryshëm – telefona celular, pjesë rezervë për telefona dhe aksesore – pa origjinë, pra është kontrabanduar.
Pas vlerësimit të mallrave është konstatuar se vlera e mallrave është 72,179.26 euro, derisa shmangiet nga detyrimet doganor jane 21,509.41 euro.
Me këtë rast, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren janë ndaluar për 48 orë tre të dyshuar.