-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Escobar dhe Lajçak i kërkojnë Vuçiqit dialog konstruktiv me Kosovën

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndrojnë për një vizitë dy ditore në Serbi.

Dyshja ndërkombëtare kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilit i bartën mesazhin se BE-ja dhe SHBA-ja ndajnë të njëjtin vizion për procesin e dialogut dhe se përpjekjet e tyre synojnë të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Escobar dhe Lajçak theksuan mbështetjen e tyre për vazhdimin e dialogut konstruktiv ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke theksuar se është thelbësore që të dyja palët të përmbushin të gjitha detyrimet bazuar në dialog, raporton N1.

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak theksoi se “BE-ja dhe SHBA-ja po punojnë ngushtë së bashku dhe ndajnë të njëjtin vizion për procesin e dialogut dhe të ardhmen e të gjithë rajonit në Bashkimin Evropian”, duke shtuar se “përpjekjet e tyre synojnë të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani”.

Ndërkohë, presidenti serb ka deklaruar se vendi i tij po i përmbush detyrimet që po dalin prej dialogut dhe po përballet me provokime nga Prishtina.

Vuçiq falënderoi Escobarin dhe Lajçakun për angazhimin e tyre në vazhdimin e dialogut, duke theksuar se Serbia respekton përpjekjet e tyre për stabilizimin e rajonit dhe se të dy zyrtarët japin një kontribut të madh me qasjen e tyre pragmatike dhe angazhimin për të siguruar një atmosferë neutraliteti në procesin e dialogut.

Ndryshe, Escobar dhe Lajçak kanë qëndruar edhe në Kosovë, ku janë takuar me liderët shtetëror dhe partitë opozitare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img