-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ali Ahmeti pasi refuzoi ftesën e Ramës dje mbërriti në Tiranë për një takim me krerët e shtetit

Disa ditë më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ftoi në takime të veçanta krerët e partive politike në Maqedoni, fill pas zgjedhjeve në shtetin fqinj.

Por Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi ashtu siç u fol edhe në media refuzuan ftesën e Ramës për shkak të agjendës së ngjeshur.
Ndërsa sot Ali Ahmeti mbërriti në Tiranë për një takim me kreun e opozitës shqiptare, Lulzim Basha.
“Pata nderin dhe kënaqësinë të prisja dhe bisedoja me Ali Ahmetin. Shkëmbyem mendime për problemet politike të ditës.
I shpreha Zotit Ahmeti bindjen se përfshirja e shqiptarëve në qeverisjen e ardhshme maqedonase duhet të garantojë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe respektimin e plotë të lirive, të drejtave dhe barazisë së shqiptarëve në shoqërinë dhe shtetin maqedon”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img