9.7 C
Pristina
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti Fatmir Humolli: Nuk më ka thënë askush që ka pasur njerëz të ndaluar nga Salih Mustafa

Ish-pjesëtari i Zonës Operative të Llapit, Fatmir Humolli ka thënë para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë se nuk ka parë apo dëgjuar ndonjëherë që Salih Mustafa të ketë ndaluar apo keqtrajtuar njerëz. 

Gjatë dëshmisë së tij në gjykimin ndaj Mustafës, ai ka thënë se gjatë luftës nuk ka parë ndonjë ndërtesë në Zllashë e cila ruhej në një mënyrë të veçantë.

Avokati Julius Von Bone: A ju ka treguar kush ju nëse zotëri Mustafa ka mbajtur ndonjëherë të ndaluar njerëz?

Dëshmitari Humolli: Nuk më ka thënë askush që ka pasur të ndaluar nga Salih Mustafa.

Avokati Julius Von Bone: Vet zotëri Mustafa a ju ka treguar se ka mbajtur ndonjëherë të ndaluar njerëz?

Dëshmitari Humolli: Jo.

Avokati Julius Von Bone: A ju ka treguar ndonjëherë se ka urdhëruar për ndalimin e njerëzve?

Dëshmitari Humolli: Jo.

Avokati Julius Von Bone: A ju treguar ndonjëherë se ka keqtrajtuar njerëz?

Dëshmitari Humolli: Jo.

Avokati Julius Von Bone: A keni dëgjuar nga ndonjë tjetër gjatë luftës ,gjatë periudhës së prillit 1999 se zotëri Mustafa kishte keqtrajtuar, ndaluar apo rrahur ndokënd?

Dëshmitari Humolli: Nga eprorët dhe nga ushtarët që i kam njohur atëherë që i kam takuar, asnjëherë nuk kam dëgjuar.

Avokati Julius Von Bone: A keni dëgjuar nga familja juaj ku kishin qëndruar aty a ju kanë thënë anëtarët e familjes se në atë vend kishin vënë re apo kishin dëgjuar a kishin parë se mbanin të ndaluar njerëz apo i keqtrajtonin?

Dëshmitari Humolli: As familja ime nuk më ka thënë që ka pasur diçka të tillë.

Avokati Julius Von Bone: Gjatë kohës që ju vet keni qenë tek vendi që shikojmë këto fotografi ju vet a keni parë se ka mbajtur të ndaluar njerëz aty?

Dëshmitari Humolli: Jo.

Avokati Julius Von Bone: A keni vënë re se mos ndonjë ndërtesë aty e veçantë ruhej me rojë në veçanti?

Dëshmitari Humolli: Jo.

Fatmir Humolli ka deklaruar se asnjëherë, gjatë apo pas luftës, nuk ka dëgjuar që Salih Mustafa ka kryer ndonjë krim.

“Struktura e gueriles BIA asnjëherë nuk ka pasur mandat me arrestu, ka funksionuar në qytet dhe detyrat kryesore të tyre kanë qenë me u informu për pozicionet e forcave serbe , për logjistikë, për nevojat shëndetësore të spitalit ushtarak që ka qenë në Potok dhe ata kanë mundur me vepru vetë, në rast rreziku të jetës së tyre, ndryshe nuk kanë pasur mision në këtë periudhë me vepru ushtarakisht në Prishtinë”, ka thënë Humolli.

Humolli ka thënë se çdo pjesëtar i BIA-s ka pasur mundësi të strehohet në çdo njësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ka qenë në periferi të Prishtinës.

“Pjesëtarët e gueriles nuk ka pasur mundësi me i identifiku asnjë epror i zonës operative pa lejen e Salih Mustafës dhe për këtë as komandanti i shtabit operativ nuk ka pasur të drejtë me kërku prej Salih Mustafës [për vijën organizative brenda qytetit, edhe njerëzit nuk kanë pasur mundësi me i identiku strukturat e tjera pa pasur nevojë”, ka thënë dëshmitari.

Ndërsa gjatë përgjigjeve të tij për prokurorinë, Humolli ka thënë se njësia BIA nuk ishte nën komandën e ndonjë brigade të UCK-së.

Ai ka deklaruar se BIA ka qenë njësi në vere dhe se e njëjta ishte nën komandë vetëm të Salih Mustafës.

Aktakuza ndaj Salih Mustafës, i cili është i arrestuari i parë nga Specialja, është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.

Ai po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img