6.2 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Buy now

spot_img

Kjo është Donjeta Sahatçiu, nënkryetarja e prishtinasve

Donjeta Sahatçiu është emëruar nënkryetare e Komunës së Prishtinës.

Vendimi për emrin e saj erdhi sot nga zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës, disa javë pas marrëveshjes që kjo parti ka arritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Por kush është Donjeta Sahatçiu?

Në 10 vitet e fundit, Sahatçiu ka udhëhequr kompaninë “Rrota”, një ndër kompanitë lidere në Kosovë për teknologji dhe komunikim digjital, në rolin e drejtoreshës ekzekutive dhe si bashkëpronare.

Sahatçiu ka studiuar për menaxhim, ekonomi dhe politika publike në RIT Kosovo, ku edhe është përzgjedhur studente e gjeneratës (2012), dhe menaxhim e administrim biznesi (eMBA) në Sheffield University.

Për shumë vjet me radhë, Sahatçiu ka qenë promotore e digjitalizimit, rritjes së cilësisë në arsim dhe qasjes së të rinjëve në tregun e punës. Ajo është mentoruese e ekipeve të reja start-up dhe bizneseve në rritje. Si konsulente e çertifikuar në transformimin digjital ka ndihmuar edhe në fuqizimin e grave në fushën e teknologjisë.

Sahatçiu gjithashtu është zgjedhur dhe ka shërbyer vullnetarisht në misionin e disa organizatave.

-Kryetare e Bordit në STIKK (Shoqata e Informacionit dhe Teknologjisë në Kosovë) në dy mandate;

-Kryetare e Bordit në VentureUP (Qendra e Inovacionit në Universitetin e Prishtinës) në dy mandate;

-Anëtare e Bordit në Universitetin Amerikan në Kosovë (RIT Kosovo) në dy mandate:

-Anëtare e Bordit në Këshillin e Konsulentëve të Kosovës (BCC) në një mandat.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img