-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Presidentja i çon komentet te ZRre, ja çka kërkon nga institucioni i rregullatorit të rrymës

Presidenca e Kosovës i ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) propozimet e saj lidhur me tarifat e energjisë elektrike, sipas të cilave me strukturën e re tarifore të propozuar nga ZRRE-ja, e cila e vë pragun e konsumit në 600kWh/muaj, 39% e konsumatorëve shtëpiak do ta bartin barrën e shtrenjtimit të gjithmbarshëm të energjisë elektrike në vend.

“Me strukturën tarifore të propozuar, 39% e konsumatorëve shtëpiak do ta bartin barrën e shtrenjtimit të gjithmbarshëm të energjisë elektrike në vend. Edhe përkundër faktit që propozohet që përqindje të caktuara të rritjes së çmimit të energjisë për secilën kategoritë të mbulohen nga subvencioni i qeverisë (duke përfshirë edhe grupin e konsumatorëve mbi 600kWh), struktura aktuale tarifore shihet si ndëshkuese dhe diskriminuese ndaj vetëm një grupi të shoqërisë, përderisa përgjegjësia për rritjen e konsumit është e përbashkët”, thuhet në komentin e dërguar nga presidenca në ZRRE.

Për këtë arsye, presidenca konsideron se rikthimi në tri bllok tarifa, njëjtë siç ishte deri në vitin 2017, do të ishte më korrekt ndaj të gjitha grupeve të konsumatorëve dhe do të shpërndante barrën e rritjes së çmimit të energjisë elektrike në mënyrë më të barabartë.

“Rrjedhimisht, ZPRK propozon që në strukturën tarifore aktualisht të propozuar nga ZRRE, mos të ketë vetëm një kufi të ndarjes në mes të konsumatorëve, por te shtohen dhe dy blloqe të reja. Një strukturë e tillë tarifore do të ndihmonte që të bëhej dallimi në mes të konsumatorëve që me konsumin e energjisë elektrike mbulojnë nevojat më bazike, konsumatorëve të cilët paraqesin një ekonomi familjare me shpenzime mesatare, dhe konsumatorëve të cilët me raste të caktuara e shfrytëzojnë energjinë elektrike për nevoja të luksit”, thuhet më tej në koment.

Presidenca konsideron se në rast të hezitimit të rikthimit në 3 blloqe tarifore, duhet të shqyrtohet mundësia e rritjes së pragut prej 600kWh/muaj.

Zyra e presidencës po ashtu ka kërkuar nga ZRRE-ja që ta shtyjë afatin e fillimit të zbatimit të strukturës së re tarifore, i cili fillimisht ishte propozuar për datën 1 shkurt, pasi që propozimet e tyre e po ashtu edhe ato të dorëzuara nga palë të tjera të interesit, kanë nevojë për kohë shtesë për shqyrtim dhe trajtim të duhur.

Propozimet e saj në ZRRE sot i ka paraqitur edhe Qeveria e Kosovës, e cila ka kërkuar që për amvisëritë blloku i parë tarifor të jetë 1000 kWh, dhe i ndarë 500 gjatë ditës dhe 500 gjatë natës, dhe po ashtu që për ata që e tejkalojnë këtë prag, tarifa e lartë të ulet nga 14 cent në 11,5 cent.

Ndërkohë, të hënën në orën 16:00, ka përfunduar afati për dorëzim të komenteve lidhur me propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji, për shtrenjtim të rrymës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img