-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kërcënimet e Rusisë, SHBA-ja: Kosovarët dhe amerikanët së bashku përkrah Ukrainës

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se kosovarët qëndrojnë me Ukrainën ndaj kërcënimeve që Rusia ia bënë  këtij shteti.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori Hovenier, ka thënë se Rusia po kërcënon vlerat demokratike.

“Kosovarët qëndrojnë me Ukrainën. Kërcënimi i Rusisë ndaj Ukrainës është kërcënim ndaj vlerave demokratike çdo kund. Kjo është për parimet themelore, jo të negociueshme, duke përfshirë të drejtën e qenësishme të qytetarëve për të përcaktuar të ardhmen e vendit të tyre”, ka shkruar Hovenier

Ai ka thënë se kërcënimi i Rusisë ndaj Ukrainës është kërcënim ndaj vlerave demokratike kudo.

“Amerikanët dhe kosovarët duhet të qëndrojnë së bashku me Ukrainën për të siguruar një Evropë të lirë dhe të qëndrueshme, e cila është në interesin më të mirë të popujve të demokracive, qofshin ata amerikanë, kosovarë apo të tjerë anembanë globit”, ka thënë Hovenier, thuhet në komunikatën e postuar në uebfaqen e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img