Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka marrë pjesë në përurimin e bustit të heroit Habib Zogaj “Arbri” në Malishevë.
“Malisheva dhe gjithë Kosova është krenare për djemtë e tillë. Është krenare që ti mbajë bustet dhe shtatoret e ture anekënd Kosovës, në çdo lokalitet, para çdo shkolle, para çdo salle sepse në kë mënyrë ne e nderojmë veten dhe kujtojmë atë që është më e shenjta – lirinë tonë”, tha kryeparlamentari Veseli.
Pas ceremonisë së organizuar në palestrën e sporteve, kryeparlamentari Veseli i shoqëruar nga nëna e heroit dhe familjarët e tij, zbuluan bustin dhe vendosën lule pranë tij.