Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Trimat e Gjakovës” mban titullin kënga e re, për të cilën ka bashkuar forcat me artistin e mirënjohur, Hysni Klinaku.
Teksti dhe melodia u realizua nga vet Arian Agushi (emri i plotë), kurse për orkestrimin u kujdes Alban Furtuna.
Kjo këngë i është dedikuar heroit të kombit, Agron Ramës.
Videoja iu besua produksionit të njohur, MProduction.
Të plotë tashmë mund ta gjeni në kanalin zyrtar të Gold AG në platformën YouTube.
Ky duhet bërë me dije se nuk është bashkëpunimi i parë i reperit me Klinakun, pasi kanë edhe me shumë se pesë të tjerë.