Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se në Kosovë brenda 24 orëve janë shënuar katër raste të vdekjes të personave të infektuar me coronavirus.
Sipas komunikatës për medie, 3 mijë e 617 qytetarë janë konfirmuar me virusin COVID-19 në 24 orët e fundit.
Njoftimi i plotë:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.316 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.769.170 doza të vaksinës.
Deri më sot 804.251 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 72.122 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 13.928 testime, 3.617 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1.344 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164.294.
Në total numri i rasteve aktive është 31.021.