-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri i Kroacisë e sulmon Presidentin Milanovic pas deklaratave për Ukrainën -ukrainasve u kërkon falje

Andrej Plenkoviç mbajti një konferencë për shtyp pas seancës së Këshillit Kombëtar të Unionit Demokratik Kroat (HDZ).

“Fraza e Milanoviçit se «ne do të tërheqim të gjithë anëtarët e ushtrisë kroate në rast se ndizet konflikti midis Ukrainës dhe Rusisë», nuk pasqyron të vërtetën. Me sa di unë, aktualisht ne s’kemi asnjë ushtar në Ukrainë. Madje së fundmi janë kthyer edhe trupat që kishim në Poloni”, tha ai.

Në vijim të reagimit të tij ndaj komenteve të Presidentit Zoran Milanoviç, Kryeministri Plenkoviç u shpreh me këto fjalë: “Milanoviçi bëri disa deklarata që nuk pasqyrojnë të vërtetën. Këto deklarata nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me politikën zyrtare të Zagrebit. Unë i kërkoj falje Ukrainës për deklaratën e Milanoviçit se «Ukraina është një vend i prapambetur».”

Duke tërhequr vëmendjen edhe mbi pavërtetësinë e pretendimeve se Ukraina nuk merr ndihmë nga Bashkimi Evropian, shefi i qeverisë kroate tha se BE-ja i ka dhënë Ukrainës deri më tani 17 miliardë euro grante dhe kredi.

“Unë mendova se gjatë fjalimit të Milanoviçit ishte duke u prononcuar një zyrtar rus. Me sa duket, Presidenti Milanoviç ishte në një lloj kome diabetike”, vlerësoi Kryeministri Plenkoviç.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, pati thënë se ushtria e vendit të tij do të tërhiqte të gjithë efektivin e saj nga NATO-ja në rast ndezjeje të konfliktit midis Ukrainës dhe Rusisë.

“Ukraina nuk po arrin të shënojë progres ekonomik dhe nuk po merr dot asnjë ndihmë as nga BE-ja. Ajo është bërë një prej vendeve më të prapambetura”, qe shprehur ai duke shtuar se Ukraina nuk ka vend në NATO.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img