Ministria e Shëndetësisë deri me tani nuk e ka publikuar raportin për gjendjen me COVID-19.
Drejtori i IKSHPK’së, Naser Ramadani ka bërë të ditur sot se është infektuar me COVID-19.
Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka publikuar raportin të cilin ia dërgon IKSHPK, e i cili ditëve tjera është publikuara më së largu deri në orën 15:00.
Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme në vend janë raportuar 2 viktima dhe 2 mijë e 707 raste të reja me COVID.