Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Financave për subvencionimin e policës kuftar për bashkëatdhetarët edhe për vitin 2022.
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se mbulimi i policës kufitare do të vlejë deri më 31 dhjetor 2022 deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare, raporton Gazeta Express.
“Ky propozim vendim ka për qëllim subvencionimin e policës kufitare e cila vlen deri më 31 dhjetor 2022. Kemi të bëjmë me një vendim në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike, në kuadër të kësaj kemi paraparë që të vazhdohet mbulimi i policës kufitare deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare të kësaj çështje”, tha Murati.