Profesori universitar Blerim Latifi ka folur në Pressing në T7 rreth opozitës që po e bën PDK.
“Unë mendoj se këta ende nuk e kanë të qartë se çfarë lloj opozite do të bëjnë”, tha Latifi.
Ai u ka thënë zyrtarëve të PDK’së që s’do të duhej të imitoheshin ish-krerët e partisë Hashim Thaçi e Kadri Veseli.
“PDK nuk është komode. Ajo ka nevojë me ju dëgju zëri i saj edhe me partitë e tjera opozitare. Duhet gjithsesi protagonizëm”, tha Latifi.
“A kanë përfaqësues aktual të cilët e drejtojnë PDK’në, profile të protagonizmit”, shtoi ai.
“Çështja e parë që këta duhet është që të mos përpiqen të imitojnë Hashim Thaçin, mos me imitu Kadri Veselin. Ata janë profile të veçanta, origjinale të politikbërjes që kanë vepruar në një situatë të caktuar historike e politike. Mos tentoni me imitu se dukeni jo kreativ, imitator e publiku nuk e do kopjen, nuk e do imitimin. Nëse doni me ec përpara, për mendimin tim duhet krijuar diçka e re”, theksoi Latifi.