2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

“O bre në kese të mishit e kisha shti”, ky është vendimi i gjykatës ndaj të akuzuarit

Është dërguar në ndërmjetësim lënda ndaj ë akuzuari Besart Kleqka i cili pas një mosmarrëveshje e kishte kanosur të dëmtuarin Fitim Krasniqi me fjalët “ti më ke borxh, pasi dje make thirr policinë” dhe “o bre në kese të mishit e kisha shti”.

Propozimin për kalimin e kësaj lënde në ndërmjetësim, e bëri i akuzuari Besart Kleqka pasi paraprakisht gjykatësi Avdirrahman Gashi i njoftoi palët për mundësin e zgjidhjes së çështjes në atë mënyrë, ku më pas Kleqka tha se me të dëmtuarin Fitim Krasniqi nuk kanë asgjë të keqe, raportonBetimi për Drejtësi”.

Me zgjidhjen e çështjes në procedurën e ndërmjetësimit u pajtua edhe i dëmtuari Krasniqi ku ndër të tjershat shtoi se, me të akuzuarit Kleqka nuk ka asgjë të keqe dhe atë mosmarrëveshje e kanë tejkaluar.

Me këtë rast prokurori i shtetit Rrahim Podvorica u pajtua me propozimin e palëve që çështja të zgjidhet në procedurën e ndërmjetësimit konform Ligjit për ndërmjetësim.

Përmes aktvendimit gjykatësi Gashi e aprovoi propozimin e palëve që procedura penale u ndërpre dhe rasti u referua në procedurën e ndërmjetësimit.

Sipas aktakuzës së ngritur nga prokuroria më 24 mars 2021, thuhet se, më 20 shkurt 2021, rreth orës 15:00, në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan, pas një mosmarrëveshje paraprake rreth lajmërimit në polici pasi që më 19 shkurt 2021, i pandehuri Besart Kleqka e kishte kanosur të dëmtuarin Fitim Krasniqi.

Sipas aktakuzës kur i njëjti kishte shkuar në kafiterinë “Checkin Bar”, në të cilën i dëmtuari Krasniqi është menaxher i ëshë drejtuar me fjalet, “ti më ke borxh, pasi dje make thirr policinë”, atëherë i dëmtuari e njofton Policinë e Kosovës të cilët menjëherë i përgjigien rastit.

Siç thuhet në aktakuzës, i pandehuri edhe në prezencën e katër zyrtarëve policor, me qëllim të frikësimit, e ka kanosur seriozisht me fjalët se do ta privojë nga jeta të dèmtuarin,  “o bre në kese të mishit e kisha shti” ku me këtë rast i pandehuri me veprimet e tij, të dëmtuarit i ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë për jetën.

Me këtë i akuzuari Kleqka po ngarkohet nga prokuroria me kryerjen e veprës penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 2 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Shenim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç, nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img