0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Kam me ju vra edhe ty edhe gjyqtarët nëse bien kësi letra”, një muaj paraburgim për kërcenuesin e postierit

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar një muaj paraburgim ndaj të pandehurit F.H., për shkak se ky i fundit e kishe kërcënuar me jetë punonjësin e gjykatës që më mënyrë zyrtare ia kishte dërguar ftesën se djali i tij duhet të paraqitet në gjykatë.

Sipas raportit të Prokurorisë, F.H, fillimisht ka tentuar t’i vërsulet dhe më pas e ka kërcënuar duke i thënë se do ta vras bashkë me gjyqtarët.

“Fillimisht tenton t’i vërsulet fizikisht, pastaj e ofendon me fjalë fyese dhe pastaj, i drejtohet të dëmtuarit me fjalët kanosëse ‘kam me ju vra edhe ty edhe gjyqtarët nëse bien kësi letra’, me ç ’rast të dëmtuarit i shkakton frikë, ankth dhe pasiguri”, thuhet në raportin e Prokurorisë.

Po ashtu prokuroria ka bërë të dituar se në këtë përfundim ka ardhur pasi që i pandehuri edhe në të kaluarën ishte përfshirë në vepra të ndryshme penale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img