7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Pasi e priti Gërvallën në Athinë, kryediplomati grek nesër takohet me Lajçakun

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias nesër do të takohet me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Gazeta Express.

Në një komunikatë të ministrisë greke, thuhet se Dendias do ta takojë Lajçakun në fund të agjendës së tij të nesërme në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, ku kryediplomati grek do të marrë pjesë.

Takimi i Dendias me Lajçakun vjen pas vizitës së kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvalla në Athinë, nga ku tha se njohja e Kosovës nga Greqia do të përbënte një hap historik.

Greqia së fundmi ka pasur qasjen më konstruktive ndaj Kosovës, krahasuar me 4 vendet e tjera brenda BE-së që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla gjatë vizitës në Athinë. Pritet nga ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img