Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka folur edhe për Gjykatën Speciale, duke zbuluar se tre nga ish-krerët e UÇK-së që ndodhën në paraburgim në Hagë e kanë telefonuar.
Nasim Haradinaj, Hysni Gucati dhe Rexhep Selimi janë të vetmit që e kanë telefonuar gjatë kësaj kohe Bekim Jasharin.
“Kontakte kam, disa më kanë thirr. Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Rexhep Selimi më kanë telefonuar, kemi kontakte kohë pas kohe kur ata kanë mundësi me thirr. Por çka të ju bësh në telefon përpos që tu urosh shëndet dhe kurajë”, ka thënë Jashari në ATV.