Policia e Kosovës bëri të ditur se Njësitet e hetuesisë kanë filluar hetimin pasi që disa persona të mitur kanë keqpërdorur disa foto dhe video të viktimës së mitur femër kosovare.
Rasti ka ndodhur në Suharekë, të enjten në ora 13:00.
“Njësitet e hetuesisë kanë filluar hetimin pasi që disa persona të mitur kanë keqpërdorur disa foto dhe video të viktimës së mitur femër kosovare”, thuhet në raport.
Viktima është intervistuar në prezencë të prindit, ndërsa rasti është duke u hetuar.