Rita Ora ka bërë të ditur se dëshiron që të bëjë muzikë bashkë me Zayn Mailk, pasi ka parë suksesin e hitit të tij me Taylor Swift.
Zayn ka incizuar “I don’t want to live forever” së bashku me Swift për “Fifty Shades Darket” dhe tash është Ora që e dëshiron atë në aksion.
Rita që tash është duke punuar në albumin e saj të dytë, ka thënë: “Dua të bashkëpunojë me Zayn, ai është djalë shumë i mirë”.
“Ai është pjesë e familjes së njëjtë, ndajmë të njëjtin menaxhment. Jam shumë e lumtur për të. Më pëlqen shumë kënga e tij e re për Fifty Shades”, ka thënë Ora.
Rita Ora ka thënë se bashkëpunimet për albumin e ri përmbajnë plotë befasi, transmeton Klan Kosova.