Një ditë pasi ka qëndruar në Shqipëri, Presidentin i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka pritur në pallatin e tij presidencial homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq. Me të kanë folur për raportet intensive serbo-turke dhe për situatën në Bosnjë. Edhe pse Vuçiq ka thënë se i kanë diskutuar të gjitha temat që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor, por në konferencën për media nuk e kanë përmendur Kosovën.
Në një konferencë të përbashkët për media në Ankara me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë së bashku për të tejkaluar krizën në Bosnjë e Hercegovinë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Për të tejkaluar krizën në Bosnjë e Hercegovinë është e qartë se nevojitet që komuniteti ndërkombëtar të veprojë së bashku”, tha presidenti Erdoğan, duke iu referuar lëvizjeve të fundit drejt separatizmit në shtetin multi-etnik
Vuçiq ndërkaq para Erdoganit ka deklaruar se Beogradi “respekton shumë integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës fqinje”.
Më pas dy Presidentët në konferencën e përbashkët për media kanë folur për raportet tregtare. Erdoğan ka theksuar se Turqia dhe Serbia së fundmi rritën vëllimin e tyre të tregtisë në 2 miliardë dollarë dhe se synimi tjetër i dy vendeve është të arrijnë në 5 miliardë dollarë.
Vuçiq ndërkaq ka shtuar se vëllimi tregtar i Serbisë me Turqinë ka arritur “momentin më të mirë në histori”. Ai ka thënë se me Erdogan kanë prekur të gjitha temat që lidhen me Ballkanin Perëndimor, por publikisht nuk e kanë përmendur Kosovën.