4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Paralajmërohen vizita të Lajçakut dhe Escobarit në Prishtinë dhe Beograd

Ndonëse nuk është konfirmuar zyrtarisht, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak pritet të vizitojë Kosovën dhe Serbinë, në fund të muajt janar dhe fillim të muajt shkurt, në kuadër të përpjekjeve për të organizuar takime të reja të dialogut.

Kështu kanë thënë burimet diplomatike në Bruksel.

Të njëjtat nuk e kanë mohuar se në disa prej takimeve që Lajçak do të ketë në Prishtinë dhe Beograd, mund të jetë i shoqëruar edhe nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, transmeton REL.

Sipas burimeve në Bruksel, “akoma janë duke u përgatitur detajet e takimeve”.

Pritjet janë që Lajçak dhe Escobar të jenë në Prishtinë me 1 dhe 2 shkurt ndërsa më parë do të vizitojnë Beogradin.

“Takimet dhe udhëtimet e të dërguarit të posaçëm të BE-së janë pjesë përbërëse e punës së tij të përditshme, të cilat ne nuk i komentojmë e as paralajmërojmë nga selia në Bruksel. Nëse i dërguari i posaçëm shkon për të takuar partnerët në rajon, njoftimet për media bëhen nga delegacionet përkatëse në terren, nëse një gjë e tillë është e përshtatshme”, është përgjigjur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në pyetjen se a është planifikuar një vizitë e përbashkët e të dërguarit të posaçëm të BE-së Lajçak në Prishtinë dhe Beograd nga 31 janari deri më 2 shkurt.

Burimet në Bruksel kanë paralajmëruar se presin që në dialog të hapet edhe çështja e organizimit të votimeve për zgjedhjet e Serbisë në territorin e Kosovës.

Ka pritje që një zgjidhje eventuale të gjendet para zgjedhjeve parlamentare të Serbisë që zhvillohen në fillim të muajit prill.

Qeveria e Kosovës nuk është pajtuar që të lejohen votimet për referendumin e Serbisë, të mbajtur të dielën, më 16 janar.

Blloku evropian ka shprehur keqardhje edhe pas përfundimit të këtij referendumi.

Kryeministri serbe, Ana Brnabiq pritet të vizitojë Brukselin javën e ardhshme, e cila ka paralajmëruar se do të kërkojë nga BE-ja që serbëve në Kosovë t’iu mundësohet votimi në zgjedhjet e Serbisë.

Për një kohë të gjatë nuk ka pasur takime në kuadër të dialogut.

Blloku evropian ka pasur ambicie që të zhvillojë një takim të nivelit të lartë, në fund të vitit të kaluar, mirëpo diçka e tillë nuk ka ndodhur me sqarimin se palët nuk kanë shprehur vullnet të duhur për të arritur ndonjë rezultat.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img