2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: PDK-ja nuk do të lejojë rritjen e çmimit të rrymës

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se kjo parti do të shterojë të gjitha mundësitë që në seancën e Kuvendit të Kosovës të së enjtes të mos lejohet rritja e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët.

Tahiri tha se rritja e këtij çmimi ka ardhur si rezultat i paaftësisë së menaxhimit të situatës nga mazhoranca.

Ai deklaroi se PDK-ja ka paralajmëruar qysh në tetor për krizën energjetike nga e cila rrezikohej edhe Kosova.

“Rritja e çmimit të energjisë elektrike si rezultat i paaftësisë së menaxhimit të situatës nga mazhoranca e udhëhequr nga Albin Kurti, është e papranueshme. PDK-ja ka paralajmëruar që nga muaji tetor për krizën energjetike që rrezikonte të përfshinte edhe vendin tonë, për çfarë qeveria qëndroi totalisht indiferente. Grupi Parlamentar i PDK-së, do t’i shterojë të gjitha mundësitë, që në seancën parlamentare të ditës së nesërme, të mos lejojë këtë barrë të rëndë e të papranueshme për qytetarët e Kosovës”, ka shrkuar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img