2.2 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Molliqaj: Paralajmërimi për rritje të çmimit të rrymës, paralajmërim për protesta

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar lidhur me paralajmërimet për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike.

Molliqaj përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se dokumenti ku parashihet rritja e çmimit të energjisë është shqetësues.

“Rikthimi i sistemit të blloktarifave godet direkt shumicën e konsumatorëve. Kjo rritje parashihet të ndodhë për të gjithë konsumatorët që harxhojnë më shumë se 600KhW. Rritja e çmimit do të jetë ndërmjet 80% – 100%. Në shoqërinë tonë ngrohja me rrymë ka shumë pak alternativa, shtrenjtimi i çmimit do të përfshijë shumë familje”, ka shkruar Molliqaj.

Molliqaj ka theksuar se Qeveria duhet të mos tregohet frikacake, por të krijojë kushtet që KESCO të shtrijë faturimin edhe në veri.

Postimi i plotë:

Dokumenti i publikuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë ku parashihet të ketë rritje çmimit të rrymës është shqetësues. ZRRE kërkon 132.7 milionë euro shtesë. Sërish. Qytetarët po paguajnë dy fish për energji elektrike. Dhe kur e dimë që s’janë bërë as një muaj nga subvencionimi prej 20 milionë euro. Edhe këtë herë qytetari po e hudhë spirancën për ta shpëtuar kurbën e profitit të privatit. Çmimi i rrymës në Kosovë është më i lirë për shkak se ne e paguajmë pjesën tjetër me shëndetin tonë. Ne nuk mund t’i paguajmë ekspertët e jashtëm sa herë që qeveria Kurti lëshohet në paranoja.

Rikthimi i sistemit të blloktarifave godet direkt shumicën e konsumatorëve. Kjo rritje parashihet të ndodhë për të gjithë konsumatorët që harxhojnë më shumë se 600KhW. Rritja e çmimit do të jetë ndërmjet 80% – 100%. Në shoqërinë tonë ngrohja me rrymë ka shumë pak alternativa, shtrenjtimi i çmimit do të përfshijë shumë familje.

Nëse KEK-u ka bërë ndonjë investim në gjeneratorë, ka sens rritja e çmimit. Por, sipas raporteve të fundit financiare të KEK-ut, kjo korporatë ka pasur fitim vjetor mbi 20 milionë euro, që i bie se çmimi i gjenerimit është më i lartë se që paguajmë ne.

Kalkulimi i çmimit të energjisë bëhet duke e llogaritur koston e prodhimit, që në Kosovë nuk ka pasur ndonjë ndryshim, duke llogaritur investimet në distribuim, që në Kosovë nuk janë duke u bërë as ato për të cilat ne tashmë kemi paguar.

Kosova duhet t’i ndryshojë politikat e gjenerimit të energjisë, t’i heqë listat korruptive të pritjes, dhe të japë licenca të gjenerimit të energjisë së ripërtrishme nëpërmjet ankandit. Qeveria të mos tregohet frikacake, por të krijojë kushtet që KESCO të shtrijë faturimin edhe në Veri. Qeveria ta ndalë koketimin me KEDSin dhe ta obligojë atë t’i ulë humbjet, siç është e paraparë me marreveshjen e privatizimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img