2.2 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Kryetarët e komunave për Projektligjin e Inspektimit Administrativ: Qeveria synon frikësimin e shërbyesve civilë

Kryetarët e komunave po kundërshtojnë Projektligjin për Inspektimin Administrativ. Ata njëzëri, përveç atyre që i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, kanë votuar sot kundër këtij projektligji, i cili sipas tyre cenon të drejtat bazë të administratës shtetërore në Kosovë. Madje, konsiderojnë se ky projektligj po hartohet me qëllim që të frikësohen shërbyesit civilë.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi tha për KosovaPress se në takimin e sotëm kanë qenë pjesëmarrës 27 kryetarë të komunave në vend.

Përveç përfaqësuesit nga Podujeva, të gjithë kryetarët kanë kërkuar që të ndërpritet procedimi i këtij projektligji.

“Kërkuan nga Asociacioni i Komunave të Kosovës që të krijojnë nga niveli qendror që ky projektligj të ndërpritet në procedim. U dhanë shumë arsyeje se pse duhet të ndërpritet procedimi i këtij ligji. Një nga arsyet është se janë disa ligje, të cilat rregullojnë këtë fushë. Gjithashtu kryetarët e komunave vlerësuan që ky ligj është në kundërshtim edhe me Kushtetutën e Kosovës, si gardian i mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut. Por, gjithashtu është në kundërshtim edhe me kundërshtim me kartën evropiane mbi vet-qeverisjen lokale sa i përket autonomisë së nivelit lokal”, tha Ibrahimi.

Sipas tij, nëse ky projektligj miratohet nga parlamenti, cenohet demokracia lokale.

Ai njofton se me të njëjtin i lejohet një inspektori të ketë mundësinë e inspektimit pa paralajmërim për çdo zyrtar publik.

“Këta inspektorë do të kenë të drejtën të hyn në zyrën e secilit zyrtar publik dhe të kryetarit dhe zyrtarëve publik. Dhe të kenë qasje në pajisjet e tyre me paralajmërim dhe pa paralajmërim edhe pa marrë parasysh orarin e punës. Gjithashtu në këtë projektligj pasqyrohet që këta inspektorë të bëjnë monitorimin e godinave, lokaleve, aty ku mendojnë që kanë të drejtë të inspektimit. Me këtë rast kryetarët e komunave vlerësojnë se i cenohet edhe e drejta elementare e njeriut dhe gjithashtu edhe e drejta e privatësisë. Po ashtu, mund të ketë ri-inspektim, nëse ata inspektorë nuk janë të kënaqur me një procedurë që është 30- ditësh e inspektimit”, tha Ibrahimi.

Ai tha se inspektorët mund të marrin gjitha dokumentacionet, të intervistojnë palët dhe dëshmitarët, të fotografojnë persona dhe audio-incizime dhe dokumente të tjera. Në lidhje me këtë, ai thekson se këtë mund ta rregullojë prokuroria por jo edhe një agjencion i cili formohet nga Qeveria e Kosovës.

“Neve do ta përcjellin situatën, do të organizojmë takime, debate me publikun por gjithashtu edhe me grupet parlamentare. Në mënyrë që ata ta shohin realitetin, ta shohin qëllimin e këtij projektligji i cili po besojmë që nuk është i drejtë. Disa kryetarë të komunave theksuan që ky projektligj po hartohet për të frikësuar të gjithë punonjësit e Administratës Publike në institucionet e Kosovës, në këtë rast institucioneve lokale. Sepse paralelisht me këtë ligj është duke u hartuar edhe ligji për shërbyesit publik në të cilin projektligj është paraparë një klauzolë se në periudhën katër-vjeçare çdo drejtori të departamentit dhe çdo shefi të divizionit do t’i shpallet pozita dhe do të konkurrojnë përsëri”, tha Ibrahimi.

Sipas këtij projektligji, inspektorati ka kompetencë të iniciojë procedurë disiplinore kundër zyrtarëve publik, të shqiptojë gjobë deri në 700 euro dhe gjithashtu ta përjashtojë nga puna.

Në takimin e sotëm të kryetarëve të komunave është diskutuar edhe për problemet me kontratat kolektive në arsim dhe shëndetësi, problemet me mosfunksionimin e Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, mjetet financiare të komunave të cilat po shkojnë në fond rezervë dhe bashkëpunimin nivel lokal-nivel qendror. /kp/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img