2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

“Unë, dëshiroj që ti të jesh vëllai im”, Rama para Erdoganit i referohet fjalës së Profetit Muhamed

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij përpara presidentit turk Recep Tayip Erdogan ka folur me Hadithe dhe duke iu referuar fjalës së Profetit Muhamed për kuptimin e miqësisë. Miqësia me Presidentin e Turqisë për kryeministrin është më shumë se kaq, “është vëllazëri”.

“Mustafa Kemal Ataturk mbolli në shpirtin e Turqisë moderne frymën se njerëzimi është një trup i vetëm dhe çdo komb është pjesë e atij trupi. Ai tha se nuk mundet të themi se çfarë rëndësie ka të themi që një pjesë e këtij trupi është e sëmurë nëse ne s’jemi. Kuptimi që ai jep me vepra jo vetëm fjalë fjalës vëllazëri është mishërim i asaj që thotë profeti Muhamed, paqja e zotit qoftë mbi të: Asnjë nga ju nuk beson nëse nuk dëshiron për vëllain e vetë të njëjtën gjë që dëshiron për veten e vetë“, tha Rama.

Rama ka treguar edhe një episod nga takimi i parë me Erdogan. Kreu i qeverisë e përshkroi Erdogan si një njeri të ftohtë, pasi siç thotë ai, në televizion presidenti turk nuk qesh. “Më shikonte dhe nuk buzëqeshte”, tregon Rama, duke përsëritur fjalët që i ka thënë Erdogan në atë kohë: “Unë, dëshiroj që ti të jesh vëllai im, por unë do të të them vëlla, atëherë kur ti si kryeministër të meritosh respektin e popullit tënd”

Pjesë nga fjala e Ramës:

Unë jam shumë krenar që mund ta quaj veten miku i Presidentit Edrogan, madje një gazetare gjermane para disa kohësh më pyeti në një konferencë tha, a është e vërtetë që ju jeni miku i presidentit Erdogan dhe e keni vërtetë mik?

I thashë jo nuk është e vërtetë e kam shumë mik, nuk e kam mik… Po thoja që kam takuar thuajse të gjithë këta burrat e mëdhenj të shteteve për shkak të detyrës, dhe është vërtetë që shpesh janë kuriozë të dinë ç’është kjo miqësi kaq e ngushtë e imja me Presidentin e Turqisë.

Dhe zakonisht priren ta shikojnë këtë si cështje konspiracioni, jo Turqia otomane, jo xhamitë, jo aspiratat e Presidentit etj, kurse përgjigja ime është shumë e thjeshtë. Presidenti Erdogan thotë atë që bën dhe bën atë që thotë. Më besoni nuk është e lehtë në botën e sotme edhe në diplomacinë e sotme që të gjesh njerëz që po-në e kanë po dhe jo-në e kanë jo.

Kjo është arsyeja pse unë tani i solla këto episode se ja ku jemi sot. Këtu është materializimi i të gjithë fjalëve të bukura. Këtu mund të shikohet cfarë do te thotë Presidenti Erdogan kur thotë që Shqipërinë e kam në zemër dhe çfarë i dhemb Shqipërisë më dhemb edhe mua.

Mustafa Kemal Ataturku mboli frymën se njerëzimi është një trup i vetëm e cdo komb është pjesë e atij trupi. Ai tha se nuk mundet dot kurrë të themi cfarë rëndësie ka për ne që një pjesë e këtij trupi është e sëmurë sa kohë ne nuk jemi sëmurë. Këtë frymë Presidenti Erdogan e ka rrënjosur thellë tani në qasjen e Turqisë në mënyrën si e shikon botën dhe miqtë e saj.

Kuptimi që ai i jep me vepra jo vetëm me fjalë fjalës vëllazëri është mishërimi i asaj që thotë Profeti Muhamet, “asnjë nga ju nuk beson nëse nuk dëshiron për vëllain e vet të njëjtën gjë që dëshiron për veten e vet”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img