1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Presidenca: Përkundër kërcënimeve, strukturat ilegale të Serbisë nuk arritën ta mbajnë referendumin në Kosovë

Qytetarët e Serbisë më 16 janar votuan në referendumin për ndryshimin e Kushtetutës në fushën e drejtësisë.

Blerim Vela, i cili është shef i stafit në kabinetin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një reagimi në Twitter tha se përkundër kërcënimeve nga Serbia, në Kosovë ishte një ditë e qetë.

“Strukturat ilegale të Serbisë nuk arritën ta mbajnë referendumin. Kosova mbajti një qëndrim parimor që ruan paqen dhe stabilitetin rajonal duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, tha Vela.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të shtunën (15 janar) kanë miratuar një rezolutë që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votime për referendumin e lartcekur të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.

Ky vendim nxiti protesta tek serbët lokalë në Kosovë të cilët udhëtuan nëpër qytete të Serbisë për të pasur mundësi të votojnë në këtë referendum.

Protesta u mbajtën edhe në disa komuna të tjera me shumicë serbe në Kosovë.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, tha në protestë se serbët do të votojnë në zgjedhjet e shpallura nga Serbia më 3 prill dhe paralajmëroi vendosjen e reciprocitetit me Prishtinën.

Rakiq i bëri thirrje Bashkimit Evropian, shteteve të QUINT-it dhe akterëve të tjerë ndërkombëtarë që “t’i japin serbëve në Kosovë të drejtën e votës”.

Ai tha se serbët nga Kosova nuk do të “lejojnë që Prishtina t’i trajtojë ata si qytetarë të dorës së dytë”, duke theksuar se e drejta e votës është një e drejtë themelore e njeriut e garantuar me të gjitha normat dhe rregulloret ndërkombëtare, përfshirë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img