11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Hendboll: Kosova pëson nga Belgjika, minutat e fundit vendimtar

Kosova në hendboll ka pësuar humbje në palestrën “Sporthal Alverberg” ndaj Belgjikës me rezultat 33:29.

Kjo ishte ndeshja e fundit (6-të) e parakualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Kosova eliminohet, ndërsa Belgjika shpreson në humbjen e Turqisë nga Greqia dhe të kualifikohen në rrethin tjetër.

Belgët e filluan mirë ballafaqimin, duke avancuar me 2:0, 3:1, 10:5 në minutën e 18-të, duke e përmbyllur me 6 gola dallim (18:12) në favor të tyre.

Në pjesën e dytë, në minutën e 37-të, Belgjika thellon epërsinë në dhjetë gola (23:13).

Djelmoshat tanë nuk u dorëzuan, në një seri 0:5 zvogëluan rezultatin në 23:18 në minutën e 42-të. Në minutën e 46-të, Kosova ngushton rezultatin në 26:22.

Lojë me vetëmohim e djelmoshave tanë, këndellen në minutat e fundit, duke e ngushtuar rezultatin në 26:24 në minutën e 48-të.

Në minutën e 51-të, dramë në Hasselt rezultati ngushtohet në një gol (26:25).

Minutat e fundit, një finale e vërtetë mes dy ekipeve. Dardanët nuk e mbajtën ritmin, Belgjika shkëputet në epërsi me 4 gola (29:25).

Në minutën e 58-të, shuhen të gjitha shpresat për Kosovën (31:26), ndërsa belgët fitojnë takimin me rezultat 33:29.

Hendbollisti Serge Spooren ka qenë enigmë e pazgjidhur për mbrojtjen tonë, duke shënuar 8 gola, pastaj  Pierre Brixhe e Yves Van Cosen, secili shënuan nga 5 gola.

Në radhët e Kosovës, u dalluan vëllezërit Drenit e Drilon Tahirukaj, duke shënuar 8 përkatësisht 6 gola.

Greqia është kampion i grupit 1 me 10 pikë (një ndeshje me pak), pasojnë Belgjika 5, Turqia 4 (një ndeshje me pak) dhe Kosova në fund me 3 sosh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img