Philippe Coutinho pati një debutim ëndrrash sonte në “Villa Park” Braziliani debutoi me gol duke ia fituar një pikë Aston Villas në përballjen me Manchester Unitedin.
Aston Villa barazoi 2:2 ndaj “Djajve të Kuq” në një ndeshje që e kishin pothuajse të humbur.
Mysafirët kaluan herët në epërsi përmes Bruno Fernandes që realizoi në minutën e gjashtë, pas një gabimi të portierit Emiliano Martinez.
Por, ishte vet Martinez ai që ia mohoi golin Greenëoodit pak minuta më vonë.
Me rezultatin 0:1 u mbyll pjesa e parë, kurse e treta ishte shumë më e ndezur.
Bruno Fernandese dyfishoi epërsinë e Manchester Unitedit, por vetëm për pak kohë.
Inkuadrimi i Coutinhos për Aston Villën pati impakt të madh. Fillimisht Ramsey ngushtoi epërsinë në minutën e 77-të, kurse dy minuta më vonë Coutinho realizoi për 2:2 në debutimin e tij me Aston Villan.
Me këtë fitore, Manchester United mbetet i shtati me 32 pikë, kurse Aston Villa ngjitet në vendin e 13-të me 23 pikë.