2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla: Nuk e shkelim Kushtetutën edhe nëse na kërkohet nga miqtë

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se qeveria nuk do ta shkelë kurrë Kushtetutën. E kjo nuk do të ndodhë as kur e kërkojnë miqtë më të ngushtë.

Përkundër që nuk është ligjore, ambasadorët e Quint-it sot kërkuan nga qeveria e Kosovës që ta lejojë Serbinë të mbajë referendumin e saj edhe në territorin e Kosovës.

Kjo gjë u kundërshtua nga qeveria, e vendimi i tyre u mbështet edhe na opozita.

Ministrja e Jashtme garantoi se përkundër aleatëve më të ngushtë të Kosovës, siç janë shtetet e Quint-it, Kushtetuta nuk do të shkelet kurrë.

“Kjo qeveri kurrë nuk do ta shkelë Kushtetutën, as kur kërkohet nga miqtë më të ngushtë”, ka shkruar Gërvalla.

Menjëherë pas refuzimit të kërkesës së Quint’it nga ana e qeverisë, ambasadorët e shteteve të Quint-it u takuan me Kurtin, Osmanin, Konjufcën e Gërvallën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img